Aleanca Kombëtare për Integrim ka shpallur fitoren që në raundin parë në katër komuna: Gostivar, Çashkë, Likovë dhe Pllasnicë, ndërsa në rreth të dytë pret fitore në Strugë dhe Kërçovë, deklaroi Arbër Ademi, transmeton Portalb.mk.
“Në Komunën e Gostivarit, pa balotazh që në raundion e parë me një diferencë të thellë, që sonte kryetar i ardhshëm i Gostivarit është kandidati i AKI-t është Valbon Limani. Në dy komuna të tjera, në Komunëne Kërçovës dhe Komunën e Strugës shkojnë në balotazh. Për herë të parë një shqiptar do e drejtor Komunën e Çashkës”, tha Ademi.
Paraprakisht Ademi shpalli fitore në Likovë dhe Pllasnicë.
“Po e fillojmë fitoren e madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI). Në Komunën e Likovës që në raundin e parë arritëm fitore me dallim 3:1, po ashtu në Pllasnicë me dallim 2:1. Këto janë dy komunat e para ku janë përpunuar rezultatet”, tha Ademi.
Më herët, Ademi deklaroi se zgjedhjet ishin fer, të lira dhe demokratike. Ai bëri thirrje që të ruhen standardet evropiane gjatë numërimit të votave, me qëllim që rezultati të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve







