Këngëtari që dikur ishte hit dhe i cili tash këndon vetëm ilahi dhe këngë fetare islame, Adem Ramadani, është përpjekur ta zbusë dështimin e Rexhep Tajip Erdoganit në zgjedhjet lokale në Turqi, ku AK partia humbi Ankaranë dhe Stambollin.

Me një fotografi të Erdoganit, Adem Ramadani “vajton” humbjen e Erdoganit, duke e arsyetuar me disa të dhëna që sipas tij ai del fitues, shkruan Ballkani.info.

“Kujt i pengon kjo e vërtetë, ka zgjidhje, mund të freskohet me ndonjë limonadë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Miq te dashur,

Shume llafe po behen rreth zgjedhjeve ne Turqi, sidomos per shkak te informacioneve kunderthenese qe i lansojne mjetet tona te informimit. Por, e verteta momentale eshte kjo, e cila mund te ndryshoje pas shpalljes zyrtare:

1. Nga themelimi AK e Erdoganit fiton per here te 15, dhe kete here me aleatin e saj MHP ka gjithsej 52% te votave.
2. AK e Erdoganit se bashku me MHP ka fituar 1014 komuna, dhe prej 81 qyteteve te medha ka fituar 52 sosh.
3. AK e Erdoganit e humbi Stambollin si metropol por nga 39 komuna AK ka fituar 24 dhe 1 MHP = 25. Ndersa CHP ka humbur 2 komuna qe me heret i ka pasur.
4. AK e Erdoganit e humbi Ankarane si kryeqytet, por ne Ankara gjenden gjithsej 25 komuna, nga te cilat AK ka fituar 19, dhe MHP 3, = 22.
5. Komunen Shimak ne lindje te vendit gjithnje e ka fituar partia prokurde HDP, ndersa kete here per here te pare e fitoi AK.
6. AK e Erdoganit nga 24 komuna qe gjenden ne lindje te Turqise, pervec Shimakut, i fitoi edhe dy qytete te medha, si: Ağri dhe Bitlis. Pra, fuqite perendimore nuk arriten qe kurdet t’i kthejne kunder Turqise.

Kujt i pengon kjo e vertete, ka zgjidhje, mund te freskohet me ndonje limonade.