Deputeti i VV

Adem Mikullovci: Na kanë hyp në kokë diaspora

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ndërsa deputetët janë duke diskutuar për disa pika të ndryshme, ndër to për Televizionin Publik të Kosovës.

Është pikërisht deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci i cili ka shprehur pakënaqësinë e mërgimtarëve të cilët janë sipas tij janë ankuar se nuk po u jepet hapësirë e mjaftueshme në këtë televizion.

“Na kanë hyp në kokë diaspora, për programet në RTK. Kemi pas një takim ne nga VV-ja dhe jemi marrë vesh për disa propozime që do t’i paraqesim këtu dhe në komison. Si kanal i diasporës nuk ka mundësi të jetë i veçantë, por duhet që kanali i cili është në RTK, të merret edhe me atë të diasporës”, ka thënë Mikullovci në Kuvend.

Sipas Mikullovcit Ligji për RTK-në i deritanishëm nuk është i plotë dhe se është i cunguar.