Ish deputeti dhe ish zëvendësministri, Adem Grabovci, ka njoftuar se ai do të jetë kandidat për deputet nga PDK-ja.
“Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë”, ka shkruar Grabovci, transmeton Ballkani.info.
Tutje ai shkruan se koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm.
“Faleminderit PDK në Pejë! Është koha që Dielli të lind përsëri!”, ka shkruar në fund Grabovci. /Ballkani.info/







