Adelina tregon se çka i tha Rugova për këngën e famshme ‘Ushtrinë time…’

Adelina Ismaili ka thënë se dëshiron ta quajë vetën rugoviste, duke kujtuar takimet me Presidentin Ibrahim Rugova.

Adelina thotë se e ka shkruar vetë tekstin e këngës ku i këndonte një ushtrie shqiptare, që do të udhëhiqej nga Ibrahim Rugova.

Këngëtarja tregon se për këtë këngë ka folur edhe me ish-Presidentin.

“Jo shumë. I ka pëlqyer që është rock. Po futëm në borxh të madh se je ka më këndon për së gjalli. I pata thënë se President në rastin tënd guxoj ta bëjë këtë”

“Me mua ka qenë shumë i qetë në bisedë. Do të mund t’i thoja me këtë të ren “shumë kuller”, ka vazhduar Adelina përshkrimin e Rugovës.

Ajo ka kujtuar edhe kohën kur ka kënduar në fushata të LDK’së, ku thotë se asnjëherë nuk ka pranuar të paguhet.

“E ka marrë vesh Ibra (presidenti Rugova) që po këndoj pa pare. E ka caktuar dikë të merret me pagesën time. Po u thash se nuk i marrë Presidentit para”, tha Adelina.