Adelina Tahiri zbulon për ndjekësit të gjitha çantat ekstremisht të shtrenjta që posedon

Adelina Tahiri ka rënë shpesh në sy të mediave për shkak të jetës luksoze që bën.

Pak ditë më parë ajo festoi 1-vjetorin e vogëlushit të saj Jon, me një festë të kuruar deri në detaje ku nuk munguan të gjithë njerëzit e dashur të artistes.

Tahiri ndau me ndjekësit e saj momente të ndryshme gjatë festës, ku ra në sy për ‘look-un’ e zgjedhur dhe veshjen e Jon, ndërsa ditën e sotme ka zgjedhur të publikojë një video të çantave të saj të markave më të njohura si ‘Dior’, ‘Gucci’ etj.

“Bebat”, ka shkruar artistja krah videos duke treguar kështu dashurinë e madhe që ka për aksesorët e saj.

Kjo nuk është hera e parë Adelina tregon një pjesë të garderobës mjaft luksoze.

Edhe më parë këngëtarja ka ndarë foto apo video të ndryshme duke zbuluar numrin e madh të këpucëve firmato dhe rrobave në garderobën e saj.

loading…