Adelina Tahiri publikon dhe heq menjëherë foton e plotë të të birit
Adelina Tahiri ka bërë një ‘gabim’ të vogël.
Këngëtarja që nga lindja e djalit, vazhdimisht publikon pamje të vogëlushit, por pa i treguar asnjëherë fytyrën.
Por, këtë herë Adelina ka bërë një gabim të vogël që më pas është munduar ta përmirësojë, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka postuar në Instagramin e saj fotografinë e plotë të Jonit, madje edhe fytyrën, por që menjëherë e ka hequr.
Megjithatë, interneti funksionon shpejtë dhe fotografi është ruajtur, e tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.
Joni shihet në gjumë ndërsa i veshur me rroba të firmës së njohur ‘Gucci’.
Adelina më pas ka publikuar foton e njëjtë por që fytyrën ia ka mbuluar me emotikon në formë zemre./Gazeta Express