Adelina e ka uruar publikisht babain.

Babai i këngëtares Adelina Tahiri, sot feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarë e miq, e nuk ka pasur se si të mungonte edhe ai publik nga vajza e tij, Adelina.

Këngëtarja babanë e ka uruar nëpërmjet postimit të një fotografie të veçantë në të cilën ai shihet pranë nipit.

“Urime ditëlindjen babi jem ma i miri në botë”, ka shkruar ajo pranë fotos së postuar, ndërsa më pas e ka publikuar edhe një tjetër imazh ku thotë se ai dhe djali janë dy dashuritë e pavdekshme të saj.