Këngëtarja

Adelina Ismaili sjell klipin e ri “Sa 1000 engjuj”

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili, vitin 2019 e ka nisur me një projekt të ri muzikor.

Ajo sapo ka lansuar për fansat këngën e saj më të re “Sa 1000 engjuj”, e cila është një baladë e punuar bukur dhe lehtë.

Muzika i është besur kompozitorit të njohur francez, Frédéric Chateau, gjersa kënga është orkestruar në studion e Florent Boshnjakut.

Për vargjet e tekstit është kujdesur vet Adelina, e cila tashmë njihet si tekstshkruese e disa këngëve të saj.