Adelina Ismaili publikon portretin e bukur familjar, uron festën

Adelina Ismaili e ka uruar Vitin e Ri 2020 me një foto të bukur familjare.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, publikoi portretin e bukur familjar, shkruan lajmi.net.

Pranë kësaj fotografie ajo ka zgjedhur t’i urojë të gjithë për Vitin e Ri 2020.

“Le të jetë vit i dashurisë dhe mbarësisë. Ëndrrave të plotësuara dhe shëndetit. Gëzuar 2020 miq ”, ka shkruar këngëtarja pranë fotografisë së postuar.

Ndryshe Adelina vitin që lamë pas është rikthyer fuqishëm.