këngëtarja

Adelina Ismaili feston sot ditëlindjen

Diva shqiptare, Adelina Ismaili feston sot ditëlindjen e 39-të.

Adelina njihet si artistja që bëri revolucion në tregun muzikor shqiptar e cila ka kënduar në rryma të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ajo deri më tani ka sjell një sërë projektesh të pëlqyera e vëmendje të madhe ka marrë me performancat e saj unike.

Këngëtarja po vazhdon të jetë aktive në muzikë pavarësisht se rëndësi të veçantë i kushton familjes së saj. Ajo tashmë është e martuar dhe ka një djalë të vetëm të quajtur, Uliks.

“Amaneti”, “Ushtari im”, “Shko në RS”, “Oh PoPo”, “Shko”, “Ushtrinë time do ta bëj”, janë disa nga hitet e pavdekshme të këngëtares Ismaili.

Urojmë të bëhet 100 vjeçe, Adelina.