Adelina Berisha: Ne kemi nevojë për ty Arben Vitia

Pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, Ministër i Shëndetësisë u zgjodh, Armend Zemaj nga LDK-ja.

Por, ministri i kaluar, Arben Vitia duket se ka lënë gjurmë te shumë njerëz të cilët vazhdojnë të lavdërojnë punën e tij.

Vitia ishte ministër në kohën kur vendi ishte në gjendje të jashtëzakonshme, duke menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Në mesin e persona që dëshirojnë që Vitia të jetë përsëri në krye të Ministrisë së Shëndetësisë është edhe këngëtarja e njohur, Adelina Berisha e cila në një status në Facebook tha se kemi nevojë për të.

“I nderuar Doktor, ne kemi nevoje për ty Arben Vitia”, ka shkruar Adelina në status.

Ndryshe, ditëve të fundi ka vazhduar duke u rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi.