Adea Pula nuk ka hequr dorë nga muzika, po rikthehet…

Pritet që Adea Pula të rikthehet fuqishëm në muzikë.

Këngëtarja Adea Pula dikur ka qenë aktive në muzikë, mirëpo në kohën kur ishte fëmijë.

Që atëherë ajo është fokusuar në ngritjen profesionale sa i përket profesionit që ka zgjedhur ta studioj e që është drejtimi Juridik, kështu kjo ka bërë që Adea të shkëputet për një kohë të gjatë nga muzika por jo edhe të heq dorë plotësisht.

Nëpërmjet disa postimeve që sapo i bëri në Instastory ajo ka treguar se do të rikthehet në muzikë dhe kjo u la të kuptohet bazuar në përgjigjen që u ka kthyer ndjekësve që e kanë pyetur në mos e ka braktisur përgjithmonë ‘dashurinë’ e parë e që është muzika.