Acura sjellë një Type R të ri

Makinë e fuqishme, me mjaft stil

Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë, që kur të fillojë Monterey Car Week, ku Acura ka njoftuar se do të merr pjesë me modele te reja.

Derisa nuk dihet se cilat modele mund të jenë këto, është shpërndarë një video që e tregon Type R të ri, që mund të arrijë brenda një kohe të shkurtër.

Në makinën sportive, besohet se është vënë një motor i fuqishëm derisa stili është përmirësuar, por pa dalë nga linjat që kishte më herët.

Fillimisht, Acura Type R do të prezantohet në një organizim privat, ndërsa deri më 18 gusht pritet ta shohin të gjithë, si duket në tërësi kjo makinë sportive.

loading…