Kompania e njohur e patundshmërive, ACCESS Real Estate, ka nisur javën me një tjetër sukses profesional, duke finalizuar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet aktorit të mirënjohur kosovar Agan Asllani dhe biznesmenit Muhamer Gajtani, pronar i kompanisë “Gajtani”.

Përfaqësuesi i ACCESS Real Estate, avokati i njohur, Burim Halili, ka bërë të ditur se ky bashkëpunim është rezultat i punës së përkushtuar, besimit të ndërsjellë dhe profesionalizmit që kompania vazhdon ta ofrojë për klientët e saj.

“Kënaqësi e veçantë kur java fillon me energji pozitive dhe dita përmbyllet me sukses”, thuhet në njoftimin e kompanisë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe partneriteteve të suksesshme.

ACCESS Real Estate vazhdon të mbetet një nga kompanitë më aktive në tregun e patundshmërive në Kosovë, duke ofruar shërbime profesionale dhe zgjidhje të besueshme për klientët dhe partnerët e saj.