Zyra e avokatisë, Access Law Office ka reaguar lidhur me deklaratën e avokatit të njohur kosovar, Burim Halili, pasi që videoja ka ngjallur reagime në opinionin publik, duke sqaruar se qëndrimet e paraqitura nga përfaqësuesit e zyrës ligjore janë pjesë e një analize profesionale juridike dhe e debatit publik mbi çështje me interes të përgjithshëm.
Përmes një deklarate publike, Access Law Office thekson se qëllimi i deklarimeve të bëra nuk ka qenë adresimi personal ndaj asnjë individi, por trajtimi i veprimeve, vendimeve dhe dukurive që lidhen me diskutimin demokratik dhe sundimin e ligjit.
“Në lidhje me videon që ka ngjallur reagime publike, dëshirojmë të sqarojmë se qëndrimet e paraqitura nga përfaqësuesit tanë janë pjesë e një analize profesionale juridike dhe të debatit publik mbi çështje me interes të përgjithshëm”, thuhet në reagim.
Më tej, zyra ligjore nënvizon se mbetet e përkushtuar ndaj komunikimit të bazuar në fakte, argumente dhe etikë profesionale, duke riafirmuar angazhimin e saj për trajtimin e çështjeve juridike në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme.
Deklarata vjen pas reagimeve të ndryshme që ka shkaktuar videoja në rrjetet sociale dhe në opinionin publik.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1252295903463332%2F&show_text=false&width=267&t=0







