Acarohen raportet e Serbisë me Rusinë: Vuçiq anulon takimin me ambasadorin rus, shkak protestat e dhunshme

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, i cili ishte i planifikuar të mbahej sot nga ora 10:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, është anuluar.

Takimi është anuluar si shkak i shpërthimit të trazirave të mbrëmshme në Beograd, ndërsa presidenti serb, në një konferencë për media, haptazi akuzoi grupet e ekstremit të djathtë të lidhur me Moskën për organizimin e trazirave në Beograd.

Ju kujtojmë se takimi i fundit i dy zyrtarëve ishte në festimin e Ditës së Rusisë në Beograd, kur ambasadori rus nënvizoi se Rusia do ta mbështesë marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse e njëjta është në përputhje me Rezolutën 1244.