Ajri i ndotur ka qenë temë shqetësuese për ditë me radhë në Kosovë.

Përqindja e lartë e ndotjes, rrezikonte edhe jetët e njerëzve e në veçanti atyre që kanë probleme me frymëmarrje, shkruan Ballkani.info.

Ndotja kishte arritur në përqindje të larta, sa që sugjerohej të mos dilet në hapësira urbane në Prishtinë, pasi përqindja e ndotjes kishte kaluar normalen e paraparë.

E për ndotjen e ajrit, institucionet nuk kishin përgjigje adekuate, edhe pse është një ndër temat më shqetësuese tash e sa vite, sa herë që afrohet stina e dimrit.

Ndotja më e lartë e ajrit ishte shënuar në Prishtinë, duke shkuar mbi 270PM.

Ditët e fundit, edhe pse temperaturat kishin rënë në minus 0 gradë celcius, përqindja e ajrit nuk ka shënuar ngritje alarmante.

Ndotja e ajrit ka shënuar 86PM ditën e sotme, sipas matjes së orës 16:00 nga Ambasada Amerikane në Kosovë, përcjell Ballkani.info. /Ballkani.info