Abuzimi seksual ndaj 16-vjeçares nga Drenasi, sot protestohet para Policisë së Kosovës

Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot do të mbahet protestë para Policisë së Kosovës.

Kjo protestë mbahet pas rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga mësuesi i saj, e më pas dhe nga polici hetues.

Edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka dënuar ashpër abuzimin seksual të nxënëses, nga Komuna e Drenasit.

Të njëjtin kanë kërkuar të merren masa të menjëhershme ndaj të dyshuarve të cilët në bazë të obligimeve të tyre ligjore dhe etike, do të duhej të siguronin dhe ofronin mbrojtjen e fëmijëve.