ABT bën më të mirën për këtë Audi Q7 “brutal”

Kompania e njohur ABT Sportsline, që merret me modifikimin e veturave, ka zgjeruar ofertën e saj me paketën e re për modifikimin e modelit Q7 të gjeneratës aktuale të Audit.

ABT për këtë Q7 ka bërë më të mirën që të duket sa më “brutal”.

Paketa e re përfshinë mbrojtësin e përparmë të ridizajnuar, maskën e përparme me logon “ABT”, pragjet e reja, mbrojtësit anësor të zgjeruar, disa elemente shtesë për siguri, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer) dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi çati.

Gjithashtu, në paketën e re për këtë Audi Q7 përfshihet edhe sistemi i ri sportiv i shkarkimit të gazrave dhe set i ri i rrotave prej 22-inç nga alumini.

Në ofertë, po ashtu, është edhe paketa për përforcimin e motorit, kështu që motori i këtij Q7 nga 210 është përforcuar në 243 kuajfuqi.