Abrashi: VV mori mësim nga mocioni – nuk e besonin se do ndodhte edhe Qeveria Hoti

Artan Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur për raportet me Vetëvendosjen, të cilat çuan në prishjen e koalicionit bashkëqeverisës.

Abrashi i cili tashmë është dhe ministër i ri i Infrastrukturës në Qeverinë e drejtuar nga LDK, shprehet se ishin disa veprime të ngutshme të Albin Kurtit që rezultuan me shkëputje të bashkëpunimit, njofton Klan Kosova.

”Kemi punuar bashkë në arritjen e koalicionit të mëhershëm. Është punuar edhe gjatë periudhës së opozitës”.

”Ishin disa veprime të ngutshme brenda qeverisjes por edhe disa raporte të qeverisjes Kurti karshi LDK-së. Kemi parë zotrin Kurti të favorizonte disa persona dhe të krijonte qasje të përçmimit”.

”Faji parësor qëndron tek vet Kurti. Si udhëheqës ka qenë përgjegjës për mbarëvajtjen e koalicionit dhe të kishte një qeverisje më afatgjate”.

Ai shton se një nga arsyet e prishjes së koalicionit ishin raportet me SHBA-në, nofton Klan Kosova.

”Albin Kurti shkeli disa parime për të cilat ne veç ishim pajtu, e sidomos ato me SHBA-të”.

”Edhe VV ka mësuar shumë nga mocioni. Nuk e ka besuar që do të ndodhte mocioni, sikurse se ka besuar që do të ndodhë edhe Qeveria Hoti”.

”Jemi parti shumë më të gjatë se të tjerat dhe raportet me SHBA-të janë të shenjta. Kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të prishjes tonë me Lëvizjen Vetëvendosje”.