Abrashi tregon se sondazhet në terren e nxjerrin lartë LDK-në

Nënkryetari i LDK-së, njëherish ministri në detyrë e kandidati për deputet nga ky subjekt, Arban Abrashi në një lidhje direkte në T7 ka thënë se sondazhet e facebook dhe sondazhet me numër të vogël të respodentëve nuk janë aspak të besueshme.

Ai poashtu shtoi që LDK-ja ka rritje në sondazhet e tyre në teren, teksa paralajmëroi se do t’i bëjnë publike ditëve në vijim.

Kujtojmë që pikërisht për sondazhe në media, partitë politike kanë reaguar ashpër duke i quajtur ato tendencioze, saktësisht PDK-ja ka hequr dorë nga televisioni i Ekrem Llukës, RTV Dukagjini./BALLKANI.INFO/