Abrashi tregon se a është Osmani prezente në takimin e LDK-së, ku po prezantohet programi qeverisës

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi foli për mbledhjen e partisë, ku mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti sot e prezanton programin qeverisës.

I pyetur se a ishte prezente edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ai tha se nuk e dinë nëse është në takim tani, por që sipas tij, të gjithë janë të ftuar.

” Tani në takim nuk e di, unë dola më herët, të gjithë kanë qenë të ftuar”, tha Abrashi, duke shtuar se nuk dëshiron të komentoj qëndrimet personale të askujt.