Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur në takim drejtuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin në aspektin e sigurisë së komunikacionit.

Abrashi ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me këtë shoqatë në aspektin e legjislacionit që mundëson anëtarësimin e  Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Temë e takimit ishte edhe digjitalizimi i sigurisë së rrugëve dhe zhvillimi i kampanjave të përbashkëta për rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për sigurinë në trafik.

Ndërsa drejtori i kësaj shoqate, Sami Mazreku, tha se është domosdoshmëri plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjetet.