Abrashi për VV-në: Po shfaqë tendenca të mospranimit të vendimit të Kushtetueses, kjo është shqetësuese

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se kjo parti shpreson që Kushtetuesja shumë shpejt të dalë me një vendim lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit si kryeministër i ri nga ana e presidentit Thaçi.

Abrashi ka thënë se kjo do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve të reja.

“Ne shpresojmë së Kushtetuesja shumë shpejt të merr vendim, në mënyrë që t’u hapet rruga proceseve të tjera për konsolidimin e institucioneve, edhe të Qeverisë e edhe të Kuvendit”, është shprehur ai.

Tutje, Abrashi ka thënë se  të gjitha partitë duhet ta pranojnë vendimin e Kushtetueses, cilido qoftë ai.

Sipas Abrashit tendencat e disa subjekteve për mospranimin e vendimeve të Kushtetueses tregojnë se ata veprojnë jashtë rendit Kushtetues.

“Jo vetëm ne si LDK, por edhe partitë tjera duhet ta pranojnë vendimin e Kuhstetueses. Javëve të fundit ka pasë vërejtje sepse disa subjekte kanë shfaqë tendenca të mospranimit të vendimeve, ose vetë aktgjykimeve në raste të veçanta dhe unë mendoj se kjo nuk është në rregull dhe nuk është mirë për sistemin Kushtetues, dhe ata të cilët nuk i respektojnë këto vendime, me fjalë të tjera apo veprojnë jashta rendit kushtetues të Kosovës”, u shpreh Abrashi.