Abrashi: Për Vetëvendosjen, skuadra e Kosovës në futboll mbetet “përfaqësuese”

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi ka komentuar zhvillimet sportive në lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë.

Abrashi në ka thënë se për Vetëvendosjen skuadra e futbollit të Kosovës mbetet “përfaqësuese”.

“Kombi është kategori tjetër më e madhe identitare. Nëse flasim për ‘Kombëtaren e Kosovës’ atëherë për cilin yll në flamurin tonë po flasim?!”

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se megjithatë Vetëvendosje angazhohet për subjektivitetin e shtetit të Kosovës.

“Kjo nënkupton edhe subjektivitet sportiv. E sigurisht Kosova duhet të ketë edhe Përfaqësuesen”.

Abrashi tha se Anglia në futboll është shembulli më i mirë, e cila ka flamurin e vet në sport, ndërsa në arenën ndërkombëtare prezantohet si Britani e Madhe.

Ai ka thënë se ekipi i futbollit në ish-Jugosllavi nuk është quajtur kombëtare por reprezentacion.

Abrashi ka thënë se edhe nëse quhet “përfaqësuese”, Kosova nuk  degradohet. Sipas tij është vetëm çështje terminologjie