Abrashi nga Mitrovica: AAK-ja do të ketë presidentin dhe 20 deputetë

Zyrtari i AAK-së dhe ish-deputeti i kësaj partie, Gazmend Abrashi, së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë vazhduar fushatën elektorale në Mitrovicë.

Abrashi në shkrimin e tij në Facebook thekson se në qytetin e minatorëve u vërejt entuziazëm dhe mobilizim në rritje për AAK-në.

Ai tutje u shpreh optimist se AAK-ja do të ketë së paku 20 deputetë dhe Presidentin.

“Do ta kemi Presidentin dhe së paku 20 deputet Me fat !” shkruan Abrashi.

Postimi i plotë:

Sot në Mitrovicë takuam aktivistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në qytetin e minatorëve  mobilizim dhe entuziazëm për rritje tē AAK.

Do ta kemi Presidentin dhe së paku 20 deputet Me fat !