Abrashi: LDK do t’i ndihmojë prodhuesit vendor në eksportimin e produkteve

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka vizituar një fabrikë të tekstilit sot në Fushë Kosovë, që në të punojnë 20 gra.
Abrashi ka thënë se në qeverinë e udhëhequr nga LDK bizneset do të ndihmohen në eksport dhe me grante që ta rrisin numrin e punëtorëve.

“Sot isha për vizitë në fabrikë e tekstilit “B&S-Textile” në Fushë Kosovë, që kishte të punësuara 20 gra dhe bënin punë jashtëzakonisht të mirë. Biseduam për pakon fiskale që e kishte krijuar LDK-ja kur ishte në qeveri, dhe që iu kishte krijuar lehtësira në të bërit biznes. I sigurova se në qeverinë e ardhshme të udhë hequr nga LDK-ja, do t’i ndihmojnë që produktet e tyre të bëhen gati për eksport dhe do t’i mbështesim me grante në blerjen e makinerisë së re që ta rrisin numrin e të punësuarve. Prodhuesit vendor janë boshti i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, dhe LDK-ja e ka në top agjendë vazhdimin e punëve të mira që i kemi bërë”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

loading…