Abrashi – Kurtit: Sot ishim dëshmitar të një lufte virtuale kundër LDK-së, ushtria e kujt janë?

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti e ka shkaktuar krizën në koalicion për të ikur nga përgjegjësitë shtetërore dhe në përpjekje për të fshehur raportet e tendosura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se sot ka qenë dëshmitar i një organizimi e orkestrimi të një ushtrie “virtuale” kundër LDK’së dhe Kryetarit Isa Mustafa.

“Kryeministri Kurti, bën mirë të na tregojë nëse është pjesë e këtij organizimi? Nëse jo, pse nuk ndërmerr masa ndaj atyre që keqpërdorin emrin e tij”.

“Shumë të tjerë para VV-së kanë provuar ta nënshtrojnë LDK-në, por historia ka treguar se ne jemi rreshtuar në anën e drejtë dhe kemi qëndruar të pathyeshëm”.

“Partneritetin dhe miqësinë me Amerikën dhe BE-në, LDK-ja nuk e zëvendëson me projekte të izolimit dhe kapitullimit të shtetit”.

“Përpjekja e Kurtit për t’u fshehur prapa gjendjes së pandemisë është e kotë, ai shkaktoi krizën në koalicion për t’i ikur përgjegjësive shtetërore dhe në përpjekje për të fshehur raportet e tendosura të me aleatët kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kujtojmë se koalicioni VV-LDK është duke përjetuar përplasjet e para pas vendimit të Kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, pasi ky i fundit e mbështeti idenë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Abrashit në Facebook.