Abrashi konfirmon se dikush ua ka këputur kabllotë e internetit te zyrat e LDK’së

Sekretari i LDK’së dhe deputeti, Arban Abrashi e ka konfirmuar sulmin që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në zyren qendrore të partisë në Prishtinë.

Abrashi ka deklaruar se ajo se cka ka ndodhur është e papranueshme, duke bërë të ditur se rastin tashmë e kanë lajmëruar edhe në polici.

“Sot prej administratës jemi njoftuar se kabllot edhe internetit edhe të kamerave janë këputur. Me siguri nga persona të papërgjegjshëm. Kemi njoftuar Policinë. Realisht kjo është e papramnueshme”, ka thënë Abrashi.

Sidoqoftë, LDK-ja ka qenë në thumb të kritikave kohën e fundit, sidomos pas deklarimeve se janë gati të krijojnë një qeveri të re. Kryetari Isa Mustafa, pikërisht në këtë zyrë që u sulmua, tha dje se nëse krijohet kushtetutshmëria, LDK-ja do të formojë qeveri.