Abrashi jep detaje rreth kandidaturës për kryetar të degës

Subjekti ma i madh opozitar politik Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shpallur zgjedhje të brendshme edhe pse zyrtarisht kandidaturat për kryetar të partisë do të duhej të shpalleshin në kuvend, por kjo gjë ende nuk është bërë.

Deri tash kandidaturën e ka shpall nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili njëherit është Kryetar i Komunës së Gjilanit.

Sipas burimeve të Ballkani.info, Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht ka shtatë pretendentët për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.

Gjithashtu, Ballkani.info ka mësuar edhe emrat e pretendetëve për këto 5 degë, që historikisht janë shquar për garë të fortë dhe për orientim të LDK-së në përgjithësi.

Dega 1 / Kandidatë për kryetar janë: Ismet Beqiri dhe Feim Salihu

Dega 2 / Kandidatë për kryetar janë: Florian Dushi dhe Mustafë Krasniqi

Dega 3 / Kandidatë për kryetar janë: Arban Abrashi dhe Doruntinë Maloku

Dega 4 / Kandidatë për kryetar janë: Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku

Dega 5 / Kandidatë për kryetar janë: Izet Sadiku dhe Xhelil Bekteshi.

Në lidhje me këtë Ballkani.info ka kontaktuar me Ish-kandidatin për Kryetar të Komunës së Prishtinës Arban Abrashi, i cili as nuk e ka mohuar e as pohuar kandidaturën e tij si kryetar i degë
s.
Ai tha se ende ka kohë për këtë gjë dhe se ende për degën e tretë në Prishtinë nuk është shpallur kandidatura.

Abrashi theksoi se vetëm në degën e dytë dhe të pestë janë shpallur kandidaturat.

“Nuk mundem me thënë kurgjo niher për këtë gjë, ende nuk është shpallur kandidatura. Vetëm në degën e dytë dhe atë të pestë janë shpallur, presim sepse ka kohë, po besoj kah fund i muajit shpallen edhe për degët tjera”, ka thënë Abrashi.

LDK-ja javën e kaluar i ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti. Këto zgjedhje pritet të përfundojnë në muajin maj ku edhe do të mbahet Kuvendi i përgjithshëm Zgjedhor.