Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes urgjente të kësaj partie në selinë kryesore në Prishtinë.
Abrashi ka folur për incidentet që kanë ndodhur në disa komuna të Kosovës, të cilat kanë eskaluar në rrahje.
Tutje, ai ka thënë se kjo situatë ka qenë shqetësuese, sidomos pas përleshjeve fizike dje në degën e III-të në Mat.
“Është shqetësuese, por po vërehet se ka edhe interesim nga jashtë për të prishur rendin, pra nga partitë e tjera i keni parë në media me emra dhe mbiemra”, ka thënë Abrashi, përcjell Ballkani.info.
Kujtojmë se mbledhja e LDK-së ka ardhur pas publikimit të pamjeve të djeshme në Mat, ku pjesëmarrësit janë përleshur fizikisht, ndërsa gjashtë persona janë shoqëruar në polici. /Ballkani.info







