Artan Abrashi

Abrashi: Askush nuk e kontestoi Rregulloren e BQK-së për dinarin

Artan Abrashi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, është një vendim i drejtë dhe i domosdoshëm.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Abrashi ka thënë se askush nuk e ka kontestuar parimësinë e këtij vendimi.

Ai thotë se euro është përforcuar si valutë zyrtare dhe si i vetmi mjet i këmbimit në Kosovë.

“Kryeministri Kurti e theksoi një gjë që BQK është një autoritet i pavarur. Albin Kurti e dimë që është shumë atraktiv për ndërkombëtarët megjithatë BQK e ka autoritetin e vet kushtetues, i ka kompetencat e veta dhe një rregullore e tillë është në kuadër të fushe veprimtarisë së BQK-së. Askush nuk e ka kontestuar parimësinë e këtij vendimi apo rregullore… çka është bërë përmes kësaj rregulloreje, është përforcuar euro si valutë zyrtare dhe si i vetmi mjet i këmbimit në Kosovë por që nuk përmendet decidivisht ashtu siç na është krijuar përshtypja në fillim, dinari apo ndonjë valutë tjetër me atë idenë që po ndalohet me këtë rregullore”, tha ai.

VIDEO BONUS: Serbët në Mitrovicë të Veriut protestojnë kundër ndalimit të dinarit