Abonentët e Twitter Blue mund të ngarkojnë video deri në 60 minuta

Twitter ka prezantuar një funksion ekstra për ata përdorues që paguajnë tarifën e abonimit prej 8 dollarësh: atë të videove më të gjata.

Kompania ka përditësuar faqen e saj në Twitter Blue për të konfirmuar që klientët e abonimit do të jenë në gjendje të ngarkojnë video me gjatësi deri në 60 minuta, në 1080 pixel dhe deri në 2 GB në sasi, transmeton Telegrafi.

Ky është një kërcim i madh nga kufiri i mëparshëm i Twitter Blue me video prej 10 minutash me një madhësi prej 512 MB.

Nëse jeni thjesht një përdorues i vjetër, atëherë kufiri juaj është 4 minuta.

Megjithatë për të ngarkuar këtë video me këtë gjatësi do t’ju duhet ta bëni në ueb nga një latop ose desktop. Derisa në Android dhe iOS është funksioni i vjetër me video të shkurtër.

Twitter gjithashtu paralajmëron se mund të modifikojë cilësinë e videos në mënyrë që ta shpërndajë atë.

Twitter blue allows the upload of videos up to an hour in length pic.twitter.com/G6J1NgRbZp

— Garret (@Grrted) December 23, 2022