Deputeti i PDK-së

Abelard Tahiri thotë se Kurti pranoi autonomi vetëqeverisëse serbe 

Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për draft statutin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, deklaroi se kur e sheh strukturën e kësaj përbërjeje, në formë është asociacion sepse përbëhet nga kryetarët e komunave, mirëpo sipas tij, në përmbajtje nuk ka lidhje me asociacion.

“Në përmbajtje është autonomi vetëqeverisëse e serbëve, autonomi politike dhe territoriale, pra me shtrirje”.

“Këtu përcaktohen edhe kufijtë e saj deri ku shtrihet. Dhe a e di se ku është kapaku i krejt kësaj pune që e vendosë atë paralelizmin në institucionet e Kosovës – është arbitrazhi”, deklaroi Tahiri në emisionin Rubikon në Klan Kosova.