Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka theksuar se ata janë fitues të këtyre zgjedhjeve.

Ai këto komente i ka bërë nga zyrat e PDK-së, menjëherë pas përfundimit të mbylljes së kutive të votimit.

“I përgëzojmë institucionet e vendit për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij procesi. Ju falënderoj edhe njëherë të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve, duke ju kërkuar që të qëndrojnë në qendrat e votimit. Jemi të bindur që PDK ka shënuar fitore me një rezultat të ngushtë”, ka shtuar Tahiri.

loading…