Abelard Tahiri: Qeveria jep 1 milion për luftëtarët e UÇK-së, e 11 milionë për serbët e veriut

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur rreth shumës që shteti ka paguar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Tahiri në Pressing të T7 ka thënë se për Kurtin është krejt e natyrshme që të paguhen 11 milionë euro për qytetarët serbë në veri, ndërkohe sipas tij, 1 milion euro është shumë e madhe për kryeministrin që t’i paguajë avokatët e Thaçit dhe të tjerëve që po akuzohen në Hagë.

“Për zotin Kurti është krejt e natyrshme me i pagu 11 milionë euro për qytetarët serbë në veri, për rrymën e tyre, por është shumë shumë e madhe me pagu 1 milion euro për avokatët e atyre që gjykohen për luftën e Ushtrisë Çlirimtare”, tha Tahiri.

“Gjykata Speciale nuk është produkt që na ka ardhë brenda një periudhe të shkurtë, është një nismë shumë e hershme, ka fillu si çështje në 2002, 2003, 2004, pastaj është hesht dhe ka fillu prapë”, shtoi ai.