Abelard Tahiri-Kurtit: A e din që je met veç me 4 komuna, gjendja jote është shqetësuese

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar sqarime nga Qeveria për refuzimin e projektit të tubacionit të gazit i mbështetur nga MCC.

Tahiri ka thënë se me këtë vendim i është bërë dëm i madh Kosovës dhe qytetarëve të tij.

Sipas tij nuk ka pasur asnjëherë projekt më të rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Qeverisja jote ka ngjallë frikë te qytetarët, e ka refuzu projektin më të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Vendi po degradon me arrogancën tënde. Na veç qeverisje s’kemi, është për keqardhje mënyra se si qeveris. Sot dil dhe shpjegoju qytetarëve se pse e ke refuzu një projekt kaq të rëndësishëm si projekti i tubacionit të gazit”, ka thënë ai në Kuvend.

“A e din kryeministër që je metë veç me 4 komuna, qe ku je met”, u shpreh tutje ai.