Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas rritjes së rasteve me COVID-19 ka kërkuar një angazhim më të madh të institucioneve për përballje me virusin.
Tahiri ka thënë se nëse nuk ka angazhim më të madh të qeverisë, Kosova do të mbetet me numrin më të vogël të vaksinuarve.
“Duhet të ketë një angazhim më të madh, java tjetër ta zë me masa shtesë, angazhim më të madh qeveritar në mbarë vendin”, tha Tahiri.
Ai kërkoi nga ministri Arben Vitia dhe qeveria të përkujdesen më shumë për shëndetin e qytetarëve.
Tahiri poashtu ka kërkuar nga Ministria e Arsimit të dale me një plan konkret për mbajtjen e mësimit nga muaji shtator nëse do të ketë mbyllje nga COVID-i dhe të ketë sistem më të mire online.







