Abelard Tahiri e falenderon ambasadorin amerikan për korrektësinë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar sërish pas sqarimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett.

Tahiri përmes Facebookut, ka thënë se e falenderon ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë për korrektësinë.

“Republika jonë nuk ka pasur partner më të fuqishëm sesa SHBA-të në rrugën tonë drejt konsolidimit. Shqetësimet dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit janë të përbashkëta dhe puna jonë duhet të vazhdojë me këmbëngulësi. S’ka rrugë të mesme. Vetëm sundimi i ligjit e bën Kosovën një Republikë të cilën e presin dhe e duan qytetarët e saj”, ka shkruar ministri Tahiri. /Ballkani.info/