Abelard Tahiri – Albin Kurtit: Tregojau qytetarëve marrëveshjen me Listën Serbe

Abelard Tahiri i PDK-së sonte në Debat Plus ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’ju tregojë qytetarëve se çfarë marrëveshje bëri me Listën Serbe që këta të fundit t’ia votojnë qeverinë pa vonesa  e kundërshtime.

‘’Mirë është që Albin  Kurti me ua tregu qytetarëve marëveshjen me Listën Serbe. Cila është ajo. Lista Serbe ka këkru me u heq taksa që të votohet Lista Serbe. Është i vetmi njeri që nuk u refuzu nga Lista Serbe. U realizua loja e tij.  Ishte lojë e sofistikuar, por hala spo na e tregon marrëveshjen me Listën Serbe’’, ka thënë Tahiri.

Tutje ai ka thënë se ka informacione që Lista Serbe në këmbim të votave, ka kërkuar nga Kurti që me ndiku në drejtësi dhe të lirohet nga akuzat Milan Radojiçiq.

’Kam informacione që kanë këkru me ndiku në drejtëis me  u liru Milan Radoiçiq nga akuzat dhe me ardh në Kosovë’ .