Abdullahu: Dikush nga presidenca e Kosovës do të duhej të ishte në SHBA

Analisti politik Faton Abdullahu konsideron se dikush nga Presidenca e Kosovës do të duhej të ishte pjesë e delegacionit të Kosovës i cili ka shkuar në SHBA.

Sipas tij, delegacioni i Kosovës nuk mund të thuhet se është unik, as që u bë bashkë më në fund, sepse nuk na treguan asgjë konkrete as pse janë nisur, as për çfarë janë dakorduar.

Postimi i plotë:

1) Parimisht është mirë që Ekipi Negociator udhëtoj në Uashington për të negociuar. Ka pasur edhe më keq, kur nga Qeveria Kurti takimi atje është paragjykuar si mos më keq. Por kjo është larg nga e mira e mjaftueshme.

2) Delegacioni i Kosovës nuk mund të thuhet se është unik, as që u bë bashkë më në fund, sepse nuk na treguan asgjë konkrete as pse janë nisur, as për çfarë janë dakorduar.

3) Mirë që nuk kanë shkuar atje ndaras se, mospajtimet e tyre dukeshin aq me nonsens sa që edhe një udhëtim ndaras për atje, do të dukej rrjedhë normale e këtij jo normaliteti ndërmjet partnerëve të koalicionit.

4) Është jashtë çdo dyshimi se ky delegacion ka mundur të jetë më i vogël, por nuk është i tillë sepse është dashur të amortizohen hatërmbetjet e (mos) përfaqësimit të palëve të koalicionit.

5) Këtij delegacioni i mungon plotësisht përvoja e dialogimit. Kjo është e frikshme deri në banalitet. Asnjëri prej tyre nuk e ka përvojën as të përafërt me atë çfarë e ka për shembull Presidenti i Serbisë.

6) Duhet të mbesim me shpresë se mangësitë e Ekipit të Kosovës, do ti kompensoj Administrata Tramp, duke e mbrojtur Qeverinë e Kosovës nga gabimet e mundshme.

7) Së paku në shenjë respekti Ekipi i Kosovës është dashur ta ketë dikend nga Presidenca. Blerim Shala e ka përvojën e duhur. Pse nuk u ftua askush nga ky institucion kur dihet se në këtë projekt amerikanë kohë më parë u nisën bashkë, nga Presidenca, z Thaçi e nga Qeveria z. Hoti.

8) Është evidente se për vërejtje apo kundërshtime të çfarëdo natyre qofshin ato gjatë negocimit, ky delegacion e ka një karakteristikë unike, sepse mund t’i bëj ato vetëm pas bisedave të gjata telefonike ma ata që janë në Prishtinë e që e dirigjojnë këtë Ekip. Nonsens i pazakontë.