Abdullahu: Albin Kurti është nëna e demokracisë, vetëm po e favorizon Thaçin me letra

Analisti Faton Abdullahu, ka reaguar ndaj letrës së fundit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti drejtuar presidentit Hashim Thaçi, duke e quajtur si nëna e demokracisë.

Abdullahu se në letrën e fundit të Kurtit drejtuar Thaçit, sipas tij kryeministri në detyrë vetëm se po e favorizon presidentin.

Ai është i habitur me qasjen e Kurtit si prej shpëtimtari, ‘unë dhe ata’.

Postimi i plotë nga Abdullahu:

Në letrën e fundit që z. Kurti i dërgon Presidentit Thaci, si përgjigje ndaj kërkesës për ta dërguar një emër për mandatar për Kryeministër të ri, më la përshtypje nje si konstatim përjashtues ‘me ka krejt’ dhe një vlerësim ‘toptan’ për të gjithë.

Kurti, pos tjerash në letrën e tij thotë : ‘ Ajo që nuk e kam të qartë është standardi i dyfishtë që JU dhe PARTITË POLITIKE po tentoni ta impononi në mënyrë jo kushtetuese’. E pabesueshme. Si ka mundësi ? Pse nuk po e kupton z. Kurti se me këtë po e komplementon, besa edhe favorizon Presidentin, sepse po i thotë që ai është si të gjitha partitë politike ose ndryshe të gjitha partitë politike janë si Presidenti’. A e ka parsysh Kurti se si matet demokracia. A e ka parasysh se cfarë do të thotë shumica ? A e ka parasysh ai rolin vemdimtarë të numrave , të votave. Por Kur e mendon më mirë, në të vërtetë nuk cuditesh me këtë qasje përjashtuese të z. Kurti me ‘plot konfidence demokratike prej shpetimtari’ ‘UNE dhe ATA, më shumë cuditesh që në fund të letrës nuk eshte nenshkruar:

Me respekt

Albin Kurti nona e demokracisë.