LDK

Abdixhiku viziton Pishinën e Gërmisë: Kosova ka nevojë për projekte konkrete dhe njerëz profesionistë

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot ka qenë në pishinën e Gërmisë, ku tha se këtë verë ka pasur 18 mijë e 600 vizitorë.

“Pamë nga afër të gjitha ndryshimet e bëra në Pishinën e Gërmisë 🏊‍♂️🏊‍♀️, e cila këtë verë kishte plot 18,600 vizitorë. Kuptuam dhe për planet e mëdha në vijim. Puna dhe jo fjalët na duhen sot. Vizituam dhe Benin tek fushat e tenisit të dhëna nga ndërmarrja në shfrytëzim. Përkushtimi i tij me fëmijë është vërtetë inspirim. Ka qenë gjithnjë. Një njeri jo vetëm pozitiv, por një shembull përkushtimi për një sport që zhvillohet vetëm falë njerëzve si ai.”

Ai ka thënë se Kosova sot ka nevojë për projekte konkrete, ekipe punëtore, njerëz profesionistë e ide që fjalët e ofendimet si kanë mjet të vetëm ekzistence.

“Kosova mundet më mirë dhe do të bëhet më mirë!”, ka shkruar ai.