Abdixhiku viziton komunën e Junikut

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpartiakë ka vizituar sot Komunën e Junikut, ku është pritur nga kryetari Ruzhdi Shehu.

Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ka informuar Abdixhikun për gjendjen në të cilën e ka pranuar Komunën e Junikut si dhe planet për rimëkëmbjen e komunës dhe zhvillimin e saj socio-ekonomik.

“Nga z. Abdixhiku dhe bashkëpunëtorët, unë morra zotimin për përkrahje të fuqishme për punën dhe projektet tona zhvillimore në Junik”, ka shkruar kryetari Shehu.