Abdixhiku: Unë e pyeta Kurtin sa do të rritet ekonomia, ky foli për klasën e mesme në Gjermani

Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj fjalimit të Kurtit i cili i tha opozitës të ‘mos e kritikojnë për të ardhmen”

“Kur flet për liberalizimin, flet për përmbushje të kritereve, e ankohesh se imazhi i vendit nuk është i mirë. A janë plotësuar kriteret apo jo? Nëse janë plotësu, është çështje teknike. Kryeministri foli se si s’është populist. Foli për klasën e mesme në Gjermani. Iu shmang përgjigjeve. A s;është kjo ajo që bëjnë populistët? Unë e pyeta thjesht sa do të jetë rritja ekonomike, sa do të jetë papunësia. Nëse është 4 tregoni që është 4, mos na folni për klasën e mesme në Gjermani se s’bëni ndryshim. Qe një pyetje për të tashmen pra, kur do të vijnë vaksinat, jo donacione, kur do t’i bleni?”, ka thënë Abdixhiku.