Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se gjatë mbledhjes është diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, që sipas tij ka trajektore të rritjes. Abdixhiku tha se LDK nuk synon dhe nuk do të punoj për një qeveri afatshkurte, sepse një gjë e tillë nuk ka stabilitet. Madje ai tha se nuk do të bashkëpunoj me partinë në pushtet.

“Rreth 5 orë takim, diskutuam për procesin e fundit zgjedhor. Vlerësuam që është rezultat në rritje. Është një rritje e mbarë dhe e mirë, i jep një stabilitet partisë. Do të jemi me dinjitetit, kemi bërë fushatë model. Vlerësuam edhe punët e degëve të LDK-së. Dua të qartësoj se nuk kemi pasur asnjë takim me partitë politike, sidomos me partinë në pushtet. LDK ka pozicion të qartë, nuk bashkëpunojmë me ta. LDK nuk synon dhe nuk do të punoj për një qeveri afatshkurt, sepse nuk ka stabilitet qeveritar. Nuk do ta përsëritim gabimin paraprak. Vendit i duhet qevera e Kosovës, Kuvendi i Kosovës. Presim certifikimin e rezultateve dhe veprimin e të parit. Ju garantoj që qëndrimet paraelektorale janë të njëjta edhe tani”, deklaroi Abdixhiku.