Abdixhiku takohet me Wigemark

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX, Lars Gunnar Wigemark, të cilin e njoftoi mbi pozicionin dhe programin e LDK-së për fushën e drejtësisë si dhe rolin konstruktiv të kësaj partie si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori Wigemark shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të Kosovës në rrugëtimin e tyre në sundimin e ligjit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe procesin e integrimit evropian.