Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mblidhet për të diskutuar me deputetët e saj për temat aktuale në vend.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot do të takojë deputetët e zgjedhur të LDK-së për tu konsultuar me ta para takimit me Kurtin e Osmanin.

Abdixhiku ka konfirmuar mbrëmë në T7 se takimi me Kurtin e Osmanin do të mbahet të premten në ora 14:30.

“Kam parë që është bërë temë. ky është versioni im. E kam parë të pamundur që të zgjidhem kryetar më 14 mars, e me 15 mars në ora 12 të shkoj në takim të rëndësishëm. Ka qenë konstruktive. Nuk duam të tregohemi arrogant. Dua të flas edhe me njerëz brenda partisë. Kemi marrë një letër konstruktive e më pas e kam kthyer atë në mënyrë konstruktive. Jemi marrë vesh që takimi të ndodhë të premten në orën 14:30”, shtoi Abdixhiku.

Kujtojmë që Kurti dhe Osmani janë duke zhvilluar takime konsultative me të gjitha partitë parlamentare në Kosovë për krijimin e institucioneve të reja.