Abdixhiku: Sikur LDK-ja të dilte e para tashmë do të kishim qeveri e Kurtin president të ardhshëm

Sipas Lumir Abdixhikut të LDK-së, sikur kjo parti të dilte e para në zgjedhjet e 6 tetorit, tashmë do të ishte arritur marrëveshja për koalicion qeverisës me Vetëvendosjen.

Duke folur për zgjatjen e diskutimeve mes dy partive për formimin e qeverisë, Abdixhiku ka thënë se nëse LDK-ja do të ishte në vendin e VV-së në rezultatet e zgjedhjeve, partia e Albin Kurtit do të merrte dy pozitat tjera kryesore, pos asaj të kryeministrit.

“Tashmë do ta kishim qeverinë me VV-në 24 orë pas certifikimit. Me siguri Kurti do të ishte presidenti i ardhshëm, e një anëtar i VV-së kryetar i Kuvendit”, ka thënë ai në Rubikon.